Aktualitet

Dita e sotme me vranësira e reshje bore në veri, temperaturat me rritje

Presion  i lartë atmosferik vijon të dominojë Europën perëndimore, ndërsda në Ballkanin verilindor kemi hyrjen e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar pjesërsiht veriun e Shqipërisë.

E Premte, 02 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta bore në skajet veriorë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -2/9°C
  • Zonat e ulëta       1/16°C
  • Zonat bregdetare 5/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 02 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 2°C në mëngjes deri në  6°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 03 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjkellime, ngrca dhe akull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      -4/8°C
  • Zonat e ulëta       1/15°C
  • Zonat bregdetare 4/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #vranësira #reshje #bore #në #veri #temperaturat #rritje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button