Sport

Zikaltrit fluturojnë në gjysmëfinale

Është mbyllur me shifrat 3-3 dueli i kthimit mes Interit dhe Benfikës.

Një përballje tepër emocionuese me plot 6 gola, teksa në fund ishin zikaltrit e Inzagit që festuan, pas triumfit 0-2 në duelin e parë. Plot 13 vite pritje për interistët për të siguruar një biletë në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa do të përballen me Milanin në një derbi të zjarrtë.

Bareala, Lautaro Martinez dhe Korrea ishin autorët e golave për Interin, teksa për miqtë nga portugalia realizuan Aursnes, Antonio Silva dhe Musa.

Kur u mendua se sfida do të mbyllej me triumfin 3-2 të italianëve, miqtë nga portugalia gjetën baraspeshën në frymën e fundit me Musa.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button