Greva “paralizon” aeroportet më të mëdha gjermane, anulohen mijëra fluturime

Rreth 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore gjermane kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit, duke vënë në rrezik anulimin e mijëra fluturimeve sot.
Sindikata Ver.di thirri një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 €/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit. Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual.
Demonstratat e sotme kanë të bëjnë me aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu.
Kontrolli i punëtorëve, udhëtarëve, mallrave dhe bagazheve varion nga shumë i kufizuar deri në asnjë, në varësi të pjesëmarrjes së punëtorëve në grevë. Të gjitha fluturimet nga aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Shtutgartit tashmë janë anuluar. Në total, llogaritet se sot nuk do të realizohen më shumë se 11 mijë fluturime të planifikuara.
/a.r
#Greva #paralizon #aeroportet #më #të #mëdha #gjermane #anulohen #mijëra #fluturime
Java News