Aktualitet
Pas vendimit të Apelit, Arben Ahmetaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO, për sa i përket vendimit për të cilësuar si të ligjshme kontrollet në banesën e bashkëjetueses së tij.
Disa ditë më parë Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.