Demokratët në çarkun e Shkëlzenit!
Nga Mero Baze
Sali Berishën e lëshuan nervat. Nuk arriti të duroj derisa Gazmend Bardhi të kthehej nga Uashingtoni dhe vendosi të plotësoj drejtimin e partisë me rrethin e njerëzve teknik që punojnë me Shkëlzen Berishën djalin e tij, I cili menaxhon financiarisht partinë. Ka bwrw kujdes tw jenw qartazi njerëzit e tij se dhe mund ti maskonte. Por ka marr fiks CEO e Shkëlzenit.
Ndërsa përpiqej të mbante me shpresë Gazmend Bardhin se në javët në vazhdim atij do ti jepej akses në drejtimin e partisë përmes njerëzve të vet, Berisha I dha fund dilemave. Partinë do ta drejtoj vajza me djalin me dakordësi pa sherr duke vendosur njerëzit e tyre.
Të tjerët ose të shërbejnë ose të ikin.
Për ta kuptuar këtë mjafton të kuptoni që pronari formal I syri.net dhe bizneseve të tjera të Shkëlzenit, Gazmend Spahija, ish zyrtar I lart tatimesh meqë ende nuk është “non grata”, përfundon Kordinator I partisë së Berishës. Nuk është as njeri politik, as udhëheqës me begraund politik, as personalitet kulturor, as personalitet I shoqërisë civile, as i lexuar, as orator…
Asgjë! Është thjeshtë një mbajtës lekësh I Shkëlzen Berishës. Ai do të drejtoj partinë.
Formalisht Shkëlzeni ka të drejt ta bëj këtë. Meqë ai po paguan për partinë, duhet së paku të ketë dhe kontroll mbi shpenzimet dhe drejtimin e partisë. Në këtë pikë nuk mund të fajësohet.
Por këta që presin që Berisha ti afronte dhe tu jepte një pjesë të drejtimit të partisë e kanë marrë përgjigjen.
Thatësira e burimeve njerëzore në partinë e tij është aq e thelë, sa ka nxjerrë në dritë të diellit rrënoja të vjetra njerëzish që tani po I ofrohen partisë së tij si gjetje të reja. Kriteri I vetëm është se janë ushtarë të djalit të tij.
Kur dëgjon se tani partia do drejtohet nga Gazmnd Spahiu shef I thesarit Shkëlzenit, Arben Qirjako, ish menaxher I hipotekave të Shkëlzenit, apo Kleves Balliu, e Bylykbashi i Elbasanit, kupton që ëndrra e bashkimit të PD rreth Berishës është zëvendësuar me ëndrrën e bashkimit të partisë rreth fëmijëve të tij. Madje rreth ushtarëve të fëmijëve të tij.
Tani pasi Gazmend Bardhi të mbaroj vizitën në Uashington, pasi të shkoj tek Mëngjesi I Lutjeve dhe të pijë ndonjë kafe në Departamentin e Shtetit, kur të flasi për bashkimin e opozitës duhet të ketë parasysh se është duke u bërë thirrje njerëzve të bashkohemi rreth Shkëlzenit dhe Argitës. Natyrisht pasi tu vdes babai.
#Demokratët #në #çarkun #Shkëlzenit
Java News