Aktualitet
Krisje mes çiftit? Kiara Tito heq nga dora unazën e martesës me Luizin

Moderatorja Kiara Tito, ka hequr nga gishti unazën e saj të martesës, duke bërë që fansat të mendonin se mes saj dhe Luiz Ejllit, marrëdhënia nuk është më si më parë.
Kiara, e cila është në pritje të një vajze, po shijon ditët më të bukura të shtatzanisë, por bashkë me të vijnë edhe një sërë problemesh, si enjtja e gishtave.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, duke treguar se ka hequr unazën nga dora, ku ka shkruar: “Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama!”.
Moderatorja gjithashtu ka vënë hashtagun #25weeks, ku na tregon se është 25-javëshe.
/f.s
#Krisje #mes #çiftit #Kiara #Tito #heq #nga #dora #unazën #martesës #Luizin
Java News