Flet partnerja e Bucit: Jam shumë e lumtur që e ka kuptuar çfarë i kam thënë

Buci është një prej ish-konkurrentëve të Big Brother Vip Kosova. Rrugëtimi i tij në këtë edicion u ndërpre pak kohë më parë.
Për herë të parë, gjatë një interviste të zhvilluar mes çiftit, partnerja e Bucit ka reaguar pas daljes së bashkëshortit të saj nga loja.
‘Ka qenë gjithçka që ka ardhur aty për aty kur e kam parë Bucin. Nuk jam pishman çfarë i kam thënë dhe jam shumë e lumtur, dhe e kam përsëritur disa herë, që ky e ka kuptuar çfarë i kam thënë, madje ishte më interesante loja e Bucit.’- u shpreh ajo.
Rikujtojmë disa nga momentet brenda shtëpisë që Buci ka kaluar. Sidomos me ish-konkurrenten Santiana, që përveç afrimitetit që kishin ‘në kuadër të lojës’, kjo marrëdhënie e tyre kaloi deri në prekje fizike.
#Flet #partnerja #Bucit #Jam #shumë #lumtur #që #kuptuar #çfarë #kam #thënë
gazetablic.com