Aktualitet

“Asnjë surprizë/ Kushtetuesja aprovoi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Bardhi: Gjykata humbi mundësinë për të bërë drejtësi

Deputeti Gazment Bardhi reagoi mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë që do strehohen në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Bardhi shkruan se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese humbi mundësinë të bënte drejtësi për këtë çështje.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!”- shkruan Bardhi./m.j

#Asnjë #surprizë #Kushtetuesja #aprovoi #marrëveshjen #Italinë #për #emigrantët #Bardhi #Gjykata #humbi #mundësinë #për #të #bërë #drejtësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button