Sport
Ndryshimi shqetësues fizik i Neymar pas dëmtimit që nga tetori

Neymar ka bërë shumë që të flitet për fizikun e tij, pasi u fotografua në ditëlindjen e legjendës braziliane të futbollit, Romario.
31-vjeçari, i cili aktualisht luan me Al Hilal në Arabinë Saudite, duket të ketë shtuar shumë në peshë dhe kjo gjë u komentua shumë në rrjetet sociale. Braziliani është i dëmtuar që nga 17 tetori, pasi në një ndeshje të kampionatit saudit këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë.
Në rrjetet sociale, sidomos në “X”, ka pasur shumë komente mbi shëndetin e Neymar, madje disa foto duket që janë të montuara për të ekzagjeruar mbipeshën e tij.
/f.s
#Ndryshimi #shqetësues #fizik #Neymar #pas #dëmtimit #që #nga #tetori
Java News