Aktualitet
Zelensky paralajmëron për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se rreziqet e konfliktit të Ukrainës mund të përshkallëzohen në një Luftë të Tretë Botërore.
Ai shtoi se nëse Rusia godet një vend të NATO-s, do të ishte “fillimi i Luftës së Tretë Botërore”, shkruan SkyNews.
Zelensky gjothashtu tha se ishte i zhgënjyer që Gjermania nuk kishte luajtur “rolin që duhej të luante në pushtimin e Ukrainës”.
“Ka republikanë individualë që nuk e mbështesin Ukrainën, por shumica dërrmuese e demokratëve dhe republikanëve mbështesin Ukrainën”, u shpreh tutje ai.
#Zelensky #paralajmëron #për #rrezikun #Luftës #së #Tretë #Botërore
gazetablic.com