Austria pezullon fondet për UNRWA për shkak të akuzave ndaj stafit

Austria është bërë vendi i fundit që ka pezulluar pagesat për agjencinë palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA), sipas ministrit të Jashtëm të vendit.
Kjo vjen pasi agjencia vazhdon të kryejë një hetim të plotë mbi akuzat izraelite se disa punonjës ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, shkruan Sky News.
Një numër punonjësish të UNRWA-s janë shkarkuar dhe është urdhëruar një rishikim i plotë pasi Izraeli i dha agjencisë prova për përfshirjen e tyre të supozuar në sulmin, ku u vranë rreth 1 mijë e 200 izraelitë.
Austria i bashkohet Britanisë, Gjermanisë, ShBA-së, Australisë dhe Kanadasë në ndalimin e financimit për agjencinë e ndihmës, një burim i rëndësishëm mbështetjeje për njerëzit në Gaza.
#Austria #pezullon #fondet #për #UNRWA #për #shkak #të #akuzave #ndaj #stafit
gazetablic.com