Diell, acar dhe ngrica! Si nis java dhe kur do të përmbyset moti?

Për këtë javë që po futemi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotëroi kohëzgjatja me diell por me temperatura të ulta e kryesisht ato në vlerat minimale.
Dita e Hënë parashikohet e kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Ditët e Martë e Mërkurë pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore.
Ditët e Enjte e Premte moti pritet të jetë me alterime vranësirash në pjesën e pare të ditës e më pas kthjellime në të gjithë territorin shoqëruar me një rritje të lehtë të temperaturave minimale e maksimale. Prani të ngricave në akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
The post Diell, acar dhe ngrica! Si nis java dhe kur do të përmbyset moti? appeared first on Lajme t'verteta.
#Diell #acar #dhe #ngrica #nis #java #dhe #kur #të #përmbyset #moti
lajmetverteta