Aktualitet

E rëndë: Gruaja në Vushtrri tenton t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës nga burri dhe familja e tij

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto ngjarje, por ka raste kur edhe akuzohen për presionin që bëhet ndaj vajzave e grave.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku një grua dyshohet se tentoi t’i jap fund jetës, te banesa ku jeton.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër, ku ka marrë trajtim mjekësor e më pas ka rrëfyer gjithë rastin në Polici.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e gruas, motivi dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale si pasojë e dhunës psikike së ushtruar nga bashkëshorti dhe familja e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast dhe pritet të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme hetimore, teksa viktimës i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente



#rëndë #Gruaja #në #Vushtrri #tenton #jap #fund #jetës #pasojë #dhunës #nga #burri #dhe #familja #tij
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button