Sport

Moratti i sinqertë: Nëse do isha në krye të Interit, do shkarkoja Inzaghin

Presidenti legjendar i Interit, Masimo Moratti ka analizuar situatën te Interi, para ndeshjes së kthimit në çerekfinalen e Champions League. Moratti shprehet se nëse ai do ishte në krye të klubit, Inzaghi do largohej për shkak të rezultateve të dobëta.

“Nëse do të isha unë president, është e sigurt se nuk do ta kisha konfirmuar Inzaghin pas këtij cikli humbjesh, sepse unë zakonisht i largoja pas 3-4 humbjeve. Kështu që po, do ta kisha shkarkuar dhe ndoshta do të bëja gabim. Tani për tani të gjithë jemi duke pritur për Inter-Benfica. Kjo ndeshje është dhe duhet të trajtohet si më e rëndësishmja jo vetëm e momentit, por edhe e gjithë sezonit. Në kampionat Interi po kalon një periudhë të keqe, kështu që duhet me patjetër të tregojë dhe të mbajë qëndrimin e deritanishëm në Europë” – Tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button