U nis nga Shqipëria, policia malazeze sekuestron 65 kg kanabis sativa

Një sasi prej 65 kg kanabis sativa është kapur nga policia në Mal të Zi, sasi lënde narkotike e cila dyshohet se origjinën e ka nga territori shqiptar.
Policia kufitare në vendin fqinj ka pikasur 2 persona me thasë në afërsi të kufirit, të cilën më pas ia kanë dorëzuar një personi të tretë që i ka ngarkuar në një automjet dhe ka nisur lëvizjen në drejtim të një fshati në periferi të Podgoricës.
Mjeti në fjalë është ndaluar nga policia malazeze dhe brenda tij u gjetën 60 pako të ndryshme, të cilat pas matjes rezultuan rreth 65 kg kanabis sativa. Malazezi 41-vjeçar është arrestuar, ndërsa dyshohet se 2 të tjerët janë shtetas shqiptarë, të cilët kanë mundur të kalojnë drogën përmes kufirit të gjelbër dhe ta dorëzojnë tek trafikanti malazez në anën tjetër.
#nis #nga #Shqipëria #policia #malazeze #sekuestron #kanabis #sativa
Java News