Aktualitet
“Më përndjek dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale…”, 23-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin

Ndaj një 23-vjeçari ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë.
E reja ka kallëzuar në policinë e Vlorës se 23-vjeçari I. Ç., banues në Tiranë, i ka shpërndarë materiale me përmbajtje të papërshtatshme, në rrjete sociale, si dhe se e përndjek në këto platforma.
Ndaj rastit policia ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen.
Po ashtu, Policia e Vlorës njofton se u shpall në kërkim D. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
/f.s
#Më #përndjek #dhe #shpërndarë #në #rrjetet #sociale #23vjeçarja #denoncon #bashkëmoshatarin
Java News