Balla-qytetarëve: Denonconi çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar në flagrancë gjashtë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se “të kapur në shkelje këta katër shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet”.
“ Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, nënvizon ministri Balla.
Gjithashtu, Balla u bën thirrje qytetarëve dhe medieve të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, nënvizon ministri i Brendshëm.
/a.r
#Ballaqytetarëve #Denonconi #çdo #rast #të #abuzimit #të #punonjësve #të #Policisë #detyrën
Java News