Sport

Përmbysje e çmendur, tenisti italian fiton “Grand Slam” të Australian Open

Tenisti italian Jannik Sinner fitoi sot grand slam të Australian Open. Ai mundi 3-2 në finale rusin Daniil Medvedev (3-6, 3-6, 6-4, 6-4, 6-3), një ndeshje që zgjati 3 orë e 45 minuta.

Një fitore me përmbysje e Sinner, që arriti të neutralizojë disavantazhin me dy sete, duke korrur triumfin e parë në një grand slam në karrierën e tij. Atëherë kur dukej e pamundur, 22-vjeçari arrin të rikuperojë, duke nisur një festë të çmendur.

Kjo është hera e parë pas 17 vitesh, që një tenist që nuk është Federer, Nadal apo Djokovic triumfin në turneun e Melburn. Një sukses plotësisht i merituar për Sinner, që në gjysmëfinale mundi pikërisht numrin 1 në botë.

/a.r

#Përmbysje #çmendur #tenisti #italian #fiton #Grand #Slam #të #Australian #Open
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button