Aktualitet

Korrupsioni “kalb” Ukrainën, zhduken 40 milionë dollarë, Kievi do blinte armë me paratë

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së Kievit dhe biznesmenët ukrainas përvetësuan 40 milionë dollarë të destinuara për blerjen e armëve në fillim të luftës së nisur nga Moska. Këtë e ka zbuluar SBU, agjencia kryesore e inteligjencës dhe sigurisë e vendit.

Keqpërdorimi ndodhi në gusht të vitit 2022, gjashtë muaj pas nisjes së tentativës së Rusisë për pushtimin e vendit.

Paratë do të përdoreshin për blerjen jashtë vendit të 100 mijë predhave, por që nuk u dorëzuan kurrë. Konfirmimi ka ardhur përmes një deklarate të inteligjencës ukrainase.

Kohëve të fundit ka pasur mjaft kritika në drejtim të udhëheqësve të vendit, veçanërisht në Ministrinë e Mbrojtjes, kundër së cilës janë ngritur dyshime të mëdha për shpërdorim fondesh dhe mbifaturim të blerjeve.

#Korrupsioni #kalb #Ukrainën #zhduken #milionë #dollarë #Kievi #blinte #armë #paratë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button