VIDEO/ Droga e fshehur në sahatin e ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë: Shiste kanabis afër shkollave

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Tempulli 2’.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ra shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/a.r
#VIDEO #Droga #fshehur #në #sahatin #ujit #arrestohet #27vjeçari #në #Tiranë #Shiste #kanabis #afër #shkollave
Java News