Veliaj uron Xhaferin e Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.
“Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferi, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon.
Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj./m.j
#Veliaj #uron #Xhaferin #Ahmetin #Arritje #historike #hap #një #epokë #të #për #shqiptarët #dhe #historinë #Maqedonisë #së #Veriut
Java News