Aktualitet

Në Vlorë plazhet janë plot, shërbimet hoteliere punojnë me 70% të kapaciteteve

Verë në Vjeshtë! Shtatori në Vlorë vijon me plazh e turizëm. Madje 70% e kapacitetit akomodues, është  rezervuar edhe për pjesën e dytë të shtatorit, ku mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës dhe shtetasit e huaj. Tur operatorët me masat e tyre , kanë nxitur turistët perëndimorë të zgjedhin Shqipërinë dhe jugun e saj, për turizmin në stinën e vjeshtës.

Turistët tanimë janë nga të gjitha vendet e Evropës ku italianët dhe francezët mbajnë numrin më të lartë të tyre.

Çmimet e penalizuan fillimin e korrikut, por reflektimi në kohë bëri që pjesa e dytë e korrikut dhe gushti të tejmbushjen me turistë. Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që bregdeti shqiptar ofron temperatura përballueshme, trafik më i lehtë dhe  çmime të arsyeshme për stinën.

Gazetar: Mirash Marashi

#Në #Vlorë #plazhet #janë #plot #shërbimet #hoteliere #punojnë #të #kapaciteteve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button