Aktualitet

McLaren njofton zgjatjen e kontratës me pilotin britanik

McLaren njoftoi këtë të premte se Lando Norris nënshkroi një “kontratë të re shumëvjeçare”, por pa specifikuar kohëzgjatjen e saj.

Para kësaj kontrate, piloti britanik, i cili iu bashkua skuadrës britanike në fillim të vitit 2019, kishte kontratë deri në vitin 2025. Edhe pse nuk specifikohet, gjithçka tregon se kontrata do të përfundojë pas vitit 2026.

“Jam i lumtur që jam me njerëzit me të cilët jam rritur e që më ndihmuan të zhvillohesha si pilot dhe më bënë njeriun që jam sot. Skuadra është më e fortë se kurrë dhe besoj se mund të fitoj kampionate”, tha anglezi.



#McLaren #njofton #zgjatjen #kontratës #pilotin #britanik
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button