Aktualitet

“Bast” 25 milionë euro, Atletico prezanton adoleshentin belg

Tashmë është zyrtare, Arthur Vermeeren bëhet lojtar i Atléticos së Madridit. Talenti i ri belg, që sapo ka mbushur 18 vjeç, konsiderohet një nga bastet e mëdha të drejtuesve të Atleticos.

Adoleshenti në vetëm pak muaj te skuadra e Antwerpit (shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Arbmor Muja), ka rënë në sy të disa prej skuadrave të mëdha të Europës.

Drejtuesit e “Los Colchoneros” i kishin nisur që në fillim të janarit bisedimet, duke mbyllur përfundimisht marrëveshjen me klubin belg.

Mëngjesin e kësaj të premteje ai ka kaluar kontrollin përkatës mjekësor, duke hedhur më pas të zezën mbi të bardhë.

Arthur Vermeeren do të jetë i lidhur me Atleticon deri në vitin 2030 dhe në arkat e Antwerpit do të shkojë një shumë që mund të arrijë deri në 25 milionë euro.



#Bast #milionë #euro #Atletico #prezanton #adoleshentin #belg
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button