Aktualitet

Grupimet e reja politike majtas apo djathtas?! E zbulon sondazhi

Partitë e reja apo organizimet e reja poltike, bashkë me liderët e e tyre , si “Nisma Thurje“, “Lëvizja Bashkë”, dhe ”Shqipëria bëhet”, lënë pak a shumë të njëjtin perceptim tek qytetarët shqiptarë, sa i përket vendosjes së tyre në spektrin politik.

Ata kanë përqindje shumë të ulëta të perceptimit si shumë majtas apo majtas dhe si shumë djathtas apo djathtas në sytë e qytetarëve.

I vetmi moment ku përqindja e perceptimit të qytetarëve është më e lartë, në grafikun që paraqet mendimin e tyre, është pika në mes të spektrit mes të majtës dhe të djathtës.

Tjetër moment dallues në grafikun përkatës është përqindja shumë e lartë, me 41,7 %, e atyre që të pyetur për tre lëvizjet dhe liderët perkatës përgjigjen: “Nuk kam dëgjuar për të“.

/a.d

#Grupimet #reja #politike #majtas #apo #djathtas #zbulon #sondazhi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button