Aktualitet
Sherr mes komshinjve, një person i plagosur me armë në Durrës

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur për momentin.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes komshinjve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e dinamikës.
/a.r
#Sherr #mes #komshinjve #një #person #plagosur #armë #në #Durrës
Java News