Kosova heq imazhin e Vuçiç nga veriu, Zveçla: Simboli i vetëm nga Serbia do jetë ambasada e saj

Ministri i Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla bëri me dije se këtë të enjte ka nisur heqja e billbordeve të paligjshme në veri të cilat shfaqnin imazhe të presidentëve Vuçiç, Putin, por edhe drejtuesve të tjerë serbë që njihen për qëndrimet e tyre të ashpra kundër Kosovës.
“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, shkruan Zveçla.
Ministri shton se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, deklaroi Sveçla.
/a.r
#Kosova #heq #imazhin #Vuçiç #nga #veriu #Zveçla #Simboli #vetëm #nga #Serbia #jetë #ambasada #saj
Java News