Aktualitet

Hodhi pakon me kanabis nga makina sa pa policinë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Volos të Greqisë, pasi në momentin që ka parë një patrullë policie, hodhi një pako me kanabis nga dritarja e makinës.

Çanta me 31 gramë kanabis të papërpunuar është sekuestruar dhe marrë nga efektivët e Narkotikëve, të cilët kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit.

I riu u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos, i cili e procedoi për posedim droge me qëllim trafikimi, ndërsa i është konfiskuar edhe makina si mjet transporti i lëndëve të ndaluara.

Ai kishte gjysmë kilogramë kanabis dhe një peshore, tre pako me gjithsej 426 gramë kanabis të papërpunuar, një sasi e vogël pluhuri i bardhë me përbërje të panjohur që u dërgua për analizë dhe një peshore elektronike, që u sekuestruan në banesë e një greku në Pirgos, ku u kontrolluan të martën. Qiramarrësi u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një kallëzim penal për trafik dhe posedim droge, me të cilin u dërgua në prokurori.

/a.r

#Hodhi #pakon #kanabis #nga #makina #policinë #arrestohet #shqiptari #në #Greqi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button