Aktualitet
Vranësira në pjesën e parë të ditës, parashikimi i motit për datën 25 janar

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesen e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregedet hera herës arrin shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -4/6°C
Në zonat e ulëta -1/16°C
Në zonat bregdetare 4/16°C
#Vranësira #në #pjesën #parë #të #ditës #parashikimi #motit #për #datën #janar
Java News