Bombola shkakton zjarr në banesë, plagosen nënë e bir në Fushë Krujë. Përfundojnë te Trauma

Një banesë në Krujë është përfshirë në flakë këtë mbrëmje si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.
Të lënduar me djegie në trup kanë mbetur 28-vjeçari dhe nëna e tij Lie Sallaku të cilët ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j
#Bombola #shkakton #zjarr #në #banesë #plagosen #nënë #bir #në #Fushë #Krujë #Përfundojnë #Trauma
Java News