Aktualitet
EMRAT/ Dyshohet se vrau bashkëkombësin e tij në Angli, 38-vjeçari shqiptar del para gjykatës: Jam i pafajshëm

Një 38-vjeçar shqiptar ka dalë sot para gjykatës në Maidstone Crown Court, ndërsa akuzohet se ka vrarë nga pakujdesia bashkëkombësin e tij Sazan Bako.
Shpend Hakili ka mohuar akuzat për vrasjen e 35-vjeçarit, nëntorin e vitit të kaluar.
Sakaq, gjyqi është shtyrë dhe pritet që të mbahet më 4 shtator, kohë në të cilët do të mblidhen prova dhe do të vijojnë hetimet për shpalljen fajtor a jo të Hakilit.