Aktualitet

Trafik armësh në Tiranë, në pranga 31 vjeçari. Lihet në arrest me burg

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar ndaj të cilit gjykata kishte vendosur arrest me burg pasi akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit në kryeqytet.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë  arrest në burg ndaj 31-vjeçarit ndërsa ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit A. Sh., 24 vjeç, dhe M. B., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. Sh., dhe M. B., siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Trafik #armësh #në #Tiranë #në #pranga #vjeçari #Lihet #në #arrest #burg
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button