Ish ministrja Gjonaj zgjidhet në postin e rëndësishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj u zgjodh sot Nënkryetare e Parë e Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).
Mandati i Nënkryetares së Parë, znj. Gjonaj, lidhet me avancimin e çështjeve të barazisë gjinore dhe të të drejtave të njeriut.
Nga ana e saj Etilda Gjonaj, vlerësoi se ky do të jetë një mandat bashkëpunues dhe me ndikim të qenësishëm në agjendën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, bashkërenduar gjithashtu edhe me rolin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjonaj u shpreh e nderuar për pozicionin e Nënkryetares së Parë të Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
“E nderuar të më besohet sot pozicioni i Nënkryetares së I-rë të Komisionit për Barazi dhe Mosdiskriminim i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës!
Me një përgjegjësi të shtuar jam e bindur se do të jetë një mandat bashkëpunues dhe me ndikim të qenësishëm në agjendën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, bashkërenduar edhe me rolin e Raportueses së Përgjithshme kundër Dhunës ndaj Grave”, shkruan Gjonaj në Facebook./m.j
#Ish #ministrja #Gjonaj #zgjidhet #në #postin #rëndësishëm #në #Asamblenë #Parlamentare #të #Këshillit #të #Europës
Java News