Aktualitet

’24 orët e zeza të Asllanit’, u plagos me armë dhe u arrestua nga SPAK

24 orë pasi u plagos me armë zjarri, Agron Asllani përfundon në prangat e policisë në Tiranë.

Klan News raporton se 42-vjeçarit iu komunikua masa e arrestit në Spitalin e Traumës. Arrestimi i tij erdhi me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi 42-vjeçari rezulton se ishte në kërkim për kultivim kanabisi.

Agron Asllani u plagos me armë zjarri mesditën e së hënës, në fshatin Bru Zallë të Krujës. Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Imer Kameri, 52-vjeç.

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

/a.r

#orët #zeza #të #Asllanit #plagos #armë #dhe #arrestua #nga #SPAK
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button