Aktualitet

Vriten 21 ushtarë izraelitë, Tel Avivi iu premton “rrugë shpëtimi” liderëve të Hamasit

Ka qenë një ditë tragjike për ushtrinë izraelite e hëna e 22 janarit, kur 21 ushtarë humbën jetën gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit në Gaza.

Lajmi u dha nga vetë zëdhënësi i ushtrisë, i cili konfirmon mes të tjerash se kjo ishte dita më e përgjakshme për ushtrinë izraelite që prej nisjes së luftës më 7 tetor.

Ndërkohë, vijojnë përpjekjet diplomatike mes palëve, me ndërmjetësimin e vendeve të tjera për sigurimin e një armëpushimi të mundshëm dhe lejimin e ndihmave humanitare për civilët e rrezikuar.

Sipas CNN, Izraeli iu ka ofruar liderëve të Hamasit një korridor të sigurt për t’u larguar nga Rripi i Gazës, një propozim ky që i çon më tej përpjekjet për armëpushim.

Propozimi konfirmon vështirësitë e hasura nga Tel Avivi për të mbajtur angazhimin e tij për të shkatërruar plotësisht organizatën islamike palestineze, pas sulmit të përgjakshëm të nisur nga kjo e fundit.

/a.r

#Vriten #ushtarë #izraelitë #Tel #Avivi #premton #rrugë #shpëtimi #liderëve #të #Hamasit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button