I ftohti apo i nxehti? Mjeku i njohur zbulon kush e dëmton më shumë zemrën

Novruz Çaushaj, kardiolog ishte i ftuar këtë të martë në një emision ku foli për problemet kardiake.
Ai theksoi se i ftohti është shkaktari kryesor i të sëmurëve kronikë të problemeve të zemrës.
Mes të tjerash ai tregoi se i ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut.
“I ftohtit është shkaktari kryesor i të sëmurwve kronikë të problemeve të zemrës. Nëse temperatura bie më poshtë se sa duhet, fillon faza e parë e hipotermisë. Kjo është hipotermia aksidentale e më pas fillohet deri në ngrirje.
Rënia e temperaturave , përveç se rrit qarkullimin e momentit, rrit punimin e zemrës, e fut organizmin në një rreth vicioz që bën fenomenin e ortekut. Nis si i vogël dhe përfundon në një goditje të madhe. I ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut”-tha ai.
#ftohti #apo #nxehti #Mjeku #njohur #zbulon #kush #dëmton #më #shumë #zemrën
lajmetverteta