Aktualitet

Kuvendi/ Marrëveshja me Kroacinë për pensionet kalon në komision, përfitojnë 3000 shqiptarë

Është miratuar në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale marrëveshja për njohjen e kontributeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Mbi 3000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni, por jo vetëm

Zëvendës ministrja e Financave, Olta Manjani tha se së shpejti do të nisin bisedimet zyrtare dhe me Greqinë për njohjen e kontributeve mes dy vendeve. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se në proces është dhe marrëveshja për njohjen e kontributeve me Italinë, me të cilën deri tani është dakordësuar marrëveshja teknike.

Pas kalimit në komisionet parlamentare marrëveshja do të futet në fuqi pas ratifikimit në seancë plenare në Kuvend./m.j

 

#Kuvendi #Marrëveshja #Kroacinë #për #pensionet #kalon #në #komision #përfitojnë #shqiptarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button