Aktualitet

Mbi 200 mijë euro dëm/ Zbulohet skema e mashtrimit në shitblerje apartamentesh, 3 në pranga

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë, mesditën e sotme. Një operacion nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Operacionales së Drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se rasti lidhet me një skemë mashtrimi lidhur me shitje e blerje pronash në Tiranë, si edhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se shifrat e mashtrimit arrijnë në mbi 200 mijë euro.

Kanë qenë policia e qytetit liqenor që së bashku me forcat nga Tirana kanë lokalizuar tre personat duke i arrestuar, ndërsa po dërgohen për veprime të mëtejshme në drejtorinë e policisë Tiranë.

/f.s

#Mbi #mijë #euro #dëm #Zbulohet #skema #mashtrimit #në #shitblerje #apartamentesh #në #pranga
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button