Aktualitet
EMRI/ Zbardhet identiteti i të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në Krujë! 40 vjeçari transportohet drejt Traumës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.
Mësohet se 40 vjeçari i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bruzë Zall të Krujës është Agron Asllani.
Raportohet se i plagosuri ka një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta./m.j
#EMRI #Zbardhet #identiteti #të #plagosurit #nga #të #shtënat #armë #zjarri #në #Krujë #vjeçari #transportohet #drejt #Traumës
Java News