Aktualitet

Samiti në Shkup, Rama: Flamuri më i rëndësishëm është ai i BE-së, të harrojmë grindjet!

“Duhet të harrojmë ngjyrën e flamujve tanë, historinë e grindjet”, kështu ka deklaruar këtë të Hënë kryeministri Edi Rama në Shkup. Në takimin mes përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të vendeve të rajonit, kreu i qeverisë shqiptare vuri theksin te Plani i Ri i rritjes ekonomike.

 

Ai u shpreh se ky treg i përbashkët rajonal nuk mund të realizohet me sukses pa lënë mënjanë politikat përçarëse, duke shtuar se momentalisht “flamuri i vetëm i shteteve është ai i BE-së”.

“Dua të nënvizoj një çështje. Paramendoni në cfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse BE do të ishte më serioze në integrimin rajonal dhe do të ishte më serioze me çështjet e vërteta. Ne e nisëm Ballkanin e Hapur nga procesi i ngadalësimit të Procesit të Berlinit dhe tashmë do krijojmë një treg të përbashkët ekonomik rajonal derisa BE të na bëjë pjesë të saj. Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë. Të takohemi rregullisht,për shkak se edhe pse jemi shumë entuziastë jemi ballkanas. Nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Ministrat e integrimit të 6 vendeve tona të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet të harrojnë historinë. Koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm, nuk duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve, flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë ai i BE-së. Duhet harruar historia dhe ngjyrat, nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundëi pasi nuk duhet të harrojmë se BE për momentin nuk është në moment të leverdisshëm. Nuk ndodh asnjëherë që edhe ne dhe ata të jemi në formë të mirë.

E fundit, thellë jam i bindur se ka hapësirë për përmirësim pasi duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë, por ta bëjmë atë që mundim tani! Kur flasim për Shqipërinë duhet të jemi të lumtur që nuk jemi aktualisht aq të lidhur me ngjyrën dhe  në këtë takim jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë, që ta përfundojmë këtë punë. Nëse e bëjmë, do jetë diçka e madhe për njerëzit tanë. Kemi treguar se jemi të mirë për të bërë përleshje, por duam të na mbajnë mend që kemi diçka konkrete për biznesmenët tanë dhe të gjithë, kjo do shtojë hapësirën e dialogut”, tha Rama në fjalën e tij.

/f.s

#Samiti #në #Shkup #Rama #Flamuri #më #rëndësishëm #është #BEsë #të #harrojmë #grindjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button