Aktualitet
Kishin mbetur të bllokuar pranë Korabit, transportohen me helikopter çifti zvicerian

Mëngjesin e kësaj të Hëne një çift turistësh zvicerianë janë transportuar me helikopter pasi kishin mbetur në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit.
Sipas korrespondentit të Klan News, turistët janë nisur prej atje që pasditen e djeshme, por nuk kanë mundur të kthehen.
Siç raportohet paraprakisht, dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë.
/a.r
#Kishin #mbetur #të #bllokuar #pranë #Korabit #transportohen #helikopter #çifti #zvicerian
Java News