Aktualitet

Erë deri në 160 km/h, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, Britani “nën kthetrat” e “Isha”

Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga moti i keq, teksa në orët e fundit është dhënë edhe alarmi për erërat e forta që prekin pothuajse të gjithë vendin e që kanë arritur shpejtësinë 160 km/h.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë raportuar ndërprerje të furnizimit në mijëra shtëpi ndërsa janë anuluar dhe disa shërbime të transportit rrugor për shkak të stuhisë “Isha” që vetëm në orët e para të saj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Aeroporti i Belfast-it anuloi të gjitha fluturimet për në Britani pak përpara se të jepej alarmi për të gjithë banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave bregdetare.

Zyra e Meteorologjisë paralajmëroi banorët në Skoci dhe Irlandë që të mos dalin jashtë dhe të strehohen pasi stuhia sjell erëra kërcënuese për jetën.

Ndërkohë, në disa zona shiu i dendur i sjellë nga stuhia ka bërë që rrugët dhe komunitetet të përmbyten.

#Erë #deri #në #kmh #përmbytje #dhe #rrëshqitje #dheu #Britani #nën #kthetrat #Isha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button