Aktualitet

21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Vrasja, me urdhër. Topi, te drejtësia shqiptare

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e nipit të tij në 21 janar të vitit 2011, në protestën e opozitës.

Nga ceremonia që po mbahet në Kryeministri, Nika tha për mediat se topi tashmë është lënë te drejtësia shqiptare.

Ai falenderoi Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij, ktheu shpresën se do të ketë drejtësi dhe fajtorët do të dënohen.

“Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, që na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve ndoshi para kamerave.

Ata ishin protestues paqësor, u vranë kur protesta po shpërndahej, larg hyrjes së Kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte.

Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare”, tha Nika.

/a.d

#Janari #Xhaxhai #Aleks #Nikës #Vrasja #urdhër #Topi #drejtësia #shqiptare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button