Aktualitet
Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një burrë në Istog

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Shalinovicë të Istogut.
Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Shalinovicë, Istog 20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
#Gjendet #shenja #jete #në #shtëpinë #tij #një #burrë #në #Istog
gazetablic.com