Aktualitet

Ymeri: Kokëfortësia e Kurtit s’i ka sjellë dobi Kosovës, zgjedhjet mund të shihen si taktikë për t’i ikur dialogut

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se sjellja kokëforte e kryeministrit Albin Kurti po ia vështirëson Kosovës pozitën në dialogun me Serbinë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme i sheh të pashmangshme.

Për këtë të fundit, sipas Ymeri në sytë e ndërkombëtarëve mund të shihen edhe si tendencë për t’i ikur dialogut dhe përgjegjësisë që i ka marrë nga tryeza e bisedimeve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ish-kreu i VV-së ka thënë se mungesa e bashkërendimit me Bashkësinë Ndërkombëtare ka lënë pasoja të rënda, teksa

Ndonëse krerët e shtetit deklarojnë se Kosova ka shtrirë sovranitet në veri, Ymeri e sheh të kundërtën, duke thënë se “nuk e siguruam ndonjë Kosovë më sovrane”.

Ymeri ka deklaruar se sjellja e kryeministrit nuk ka prodhuar rezultate të mira. Madje përmend edhe implementimin e Asociacionit, të cilin e quan më të dëmshëm se të vitit 2015.

“Unë mendoj që sjellja e Qeverisë, sjellja e kryeministrit tonë po ja vështirëson pozitën Kosovës dialog. Mendoj që sot për shembull jemi në një situatë në të cilën jo sot po flas prej vitit të kaluar në të cilën mungesa e bashkërendimit me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka shkaktu dëme Kosovës dhe në fund nuk është që kemi arritur ndonjë gjë me sjelljen tonë kokëfortë, përkundrazi nuk është që e shmangëm zbatimin e Asociacionit, përkundrazi u dashtë me pranu një edhe më të dëmshëm se i vitit 2015, nuk është se siguruam ndonjë Kosovë më sovrane, përkundrazi mendoj unë që tashti do të jetë një situatë shumë më ndryshe edhe në pjesën veriore edhe pse po duket formalisht që atje kanë ndryshu situatat në kuptimin e pranisë së institucioneve e kështu më radhë”, ka thënë Ymeri.

Në këtë intervistë, Ymeri ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë. Vlerëson lartë bashkërendimin që e kanë pasur institucionet kosovare me Bashkësinë Ndërkombëtare. Të njëjtën e kërkon edhe në rastet tjera.

“Për shembull të gjitha deklarimet e ndërkombëtarëve për rastin e Banjskës e kanë vlerësuar bashkërendimin e institucioneve tona sigurisë me partnerët tanë ndërkombëtarë, që i bie kjo që është lëvdatë e cila është edhe njëkohësisht qortim për mos bashkërendimin e mëhershëm dhe unë mendoj që kështu do të duhet ta kuptojmë atëherë kur na thonë shembull që e vlerësojmë shumë dakordinimin që e ka Policia e Kosovës me KFOR-in. Pra nëse e merr edhe e krahason Banjskën që ka qenë aksion them kështu ose veprim policor shumë më i vështirë se ballafaqimi me trazirat edhe protestat e majit, policia ka dalë shumë më e suksesshme në Banjskë se sa që ka dal në maj dhe kjo është për shkak të bashkërendimit në Bashkësinë ndërkombëtare…”, ka thënë tutje Ymeri.

Ndonëse është kërkesë e vazhdueshme e faktori ndërkombëtar që marrëveshja të nënshkruhet sa më shpejt, Ymeri ka një qëndrim ndryshe.

Ai përmend deklarimet e BE-së dhe ShBA-së se marrëveshja është obligative, pavarësisht se e njëjta nuk është e nënshkruar. E vonesat e nënshkrimit, Ymeri i sheh si taktizim të Kurtit për ta vonuar.

“Shtetet të Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian kanë thënë që kjo marrëveshje është obligative për palët dhe është në fuqi pavarësisht që nuk është nënshkruar dhe në këtë drejtim konsideroj që Kosova ose kryeministri Kurti po më duket që po e përdor këtë nënshkrimin si lloj taktizimi për me nxjerr diçka tjetër por jo që do të ketë ndonjë efekt kushedi se çfarë edhe po të kishte qenë e nënshkruar marrëveshja. Unë mendoj që zbatimin e garanton vetëm trysnia ndërkombëtare e për trysnin ndërkombëtare mjaftohet që të dy liderët kanë thënë po në Bruksel fillimisht dhe pastaj në Ohër për aneksin dhe kjo marrëveshje është pjesë integrale e rrugëtimit tonë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Ymeri. E paralajmërimet e fundit për zgjedhje të parakohshme, Ymeri i sheh të pashmangshme por që ngreh dyshime për arsyen e vërtetë të zgjedhjeve të reja.



#Ymeri #Kokëfortësia #Kurtit #sjellë #dobi #Kosovës #zgjedhjet #mund #të #shihen #taktikë #për #ikur #dialogut
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button