Aktualitet
Kinë: Të paktën 13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e shkollës

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga zjarri në një konvikt shkolle në Kinën qendrore, sipas mediave shtetërore kineze.
Zjarri ka rënë rreth orës 23:00. të premten në mbrëmje, në shkollën Yingcai pranë qytetit të Nanyang, provinca Henan, raportoi Xinhua.
Autoritetet lokale thanë se përveç vdekjeve, një person ishte lënduar dhe po trajtohej në spital.
Zjarrfikësit e shuan zjarrin deri në orën 23:38, njoftuan mediat shtetërore.
#Kinë #Të #paktën #të #vdekur #pas #zjarrit #në #konviktin #shkollës
gazetablic.com