Procedohen 4 infermierë të Delvinës, hidhnin mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.
Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Procedohen #infermierë #të #Delvinës #hidhnin #mbetje #spitalore #në #ambiente #të #papërshtatshme
Java News