Aktualitet
Futbollisti më i mirë i vitit në Azi: Son i pari, Cristiano Ronaldo i treti!

Superylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo mbeti i treti në sondazh për futbollistin numër 1 të Azisë për vitin kalendarik 2023.
Renditja mund të përfshijë lojtarë nga vendet aziatike dhe lojtarë që janë pjesë e klubeve aziatike, gjë që e lejoi portugezin të ishte ndër të nominuarit për çmimin.
Megjithatë, Ronaldo mbeti në vendin e tretë me 17.06% të votave, pas yjeve të Koresë së Jugut, Hyun-min Son (22.90%) dhe Kim-min Jae (19.54%).
Ylli i Tottenhamit ka fituar çmimin No.1 Lojtari i Vitit në Azi për herë të 7-të radhazi dhe i 9-ti në përgjithësi në karrierën e tij, pasi ka shënuar 27 gola për Spurs dhe Korenë e Jugut në vitin kalendarik 2023.
/ Sport
#Futbollisti #më #mirë #vitit #në #Azi #Son #pari #Cristiano #Ronaldo #treti
gazetablic.com