Aktualitet

Tre polic të vdekur dhe 14 të lënduar në një aksident rrugor në Indi

Të paktën tre policë u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në veri të Indisë.

Aksidenti ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, konfirmoi një zyrtar i pushtetit vendor.

Aksidenti ndodhi në distriktin Hoshiarpur të shtetit verior të Punjabit.

Autobusi po transportonte rreth 30 policë që i përkisnin policisë së armatosur të Punjabit nga Jalandhar në rrethin Gurdaspur. Mes të ndjerit ishte edhe shoferi i autobusit i cili ishte i punësuar edhe në policinë e shtetit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.

Mjegulla e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes ka ndërprerë trafikun rrugor, hekurudhor dhe ajror në shumicën e pjesëve të Indisë, e cila aktualisht po përjeton ftohtësi intensive, veçanërisht në zonat veriore, qendrore dhe verilindore.

/Ora News/



#Tre #polic #të #vdekur #dhe #të #lënduar #në #një #aksident #rrugor #në #Indi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button