Aktualitet

Arrestohet një serb në Prizren, me 5 euro tentoi t’i korruptojë policët për të mos e gjobitur

Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30  një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të  Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb,  pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove.

I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të  Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë  aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për  veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 I Kodit Penal  të Republikës së Kosovës.



#Arrestohet #një #serb #në #Prizren #euro #tentoi #korruptojë #policët #për #të #mos #gjobitur
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button